Çfarë janë yndyrnat?

Yndyra paraqet një nga tre makronutrientët esencialë për shëndetin e njeriut, së bashku me karbohidratet dhe proteinat. Yndyrnat luajnë një sërë rolesh të rëndësishme në trup, duke përfshirë sigurimin e energjisë, ndihmojnë në thithjen dhe transportin e vitaminave dhe mineraleve dhe në mbështetjen e rritjes dhe zhvillimit të qelizave.

 

Llojet e yndyrave?

Ekzistojnë lloje të ndryshme të yndyrave, duke përfshirë yndyrnat e ngopura, të monosaturuara dhe poliusaturuara dhe trans. Yndyrnat e ngopura zakonisht gjenden në produktet shtazore si mishi dhe qumështi, dhe janë të ngurta në temperaturën e dhomës.

Yndyrnat e pangopura, nga ana tjetër, zakonisht gjenden në ushqimet me bazë bimore si arrat, farat dhe vajrat, dhe janë të lëngshme në temperaturën e dhomës.

Yndyrnat trans, të njohura edhe si vajra pjesërisht të hidrogjenizuar, zakonisht gjenden në ushqimet e përpunuara dhe krijohen përmes një procesi të shtimit të atomeve të hidrogjenit në vajrat bimore të lëngëta për t’i bërë ato më të ngurta në konzistencë. Yndyrnat e ngopura rrisin rrezikun për manifesimin dhe krijimin e sëmundjeve të zemrës dhe rekomandohet që njerëzit të kufizojnë marrjen e këtyre yndyrave.

Yndyrnat e pangopura, nga ana tjetër, janë treguar se kanë një sërë përfitimesh për shëndetin tonë, duke përfshirë uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe përmirësimin e niveleve të kolesterolit. Një lloj i yndyrave të pangopura siq ështe acidi yndyrorë omega-3, është veçanërisht i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Acidi yndyrorë omega-3 gjendet në ushqime të tilla si peshku, arrat dhe farat dhe kanë rëndësi te madhe për shëndetin e trurit dhe zemrës. Megjithatë, studimet tregojnë se yndyrnat trans kanë efekte negative për shëndetin e njeriut. Dihet se ato rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke rritur nivelet e kolesterolit “të keq” LDL dhe duke ulur nivelet e kolesterolit “të mirë” HDL. Ato gjithashtu rrisin inflamacionin në trup, i cili mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Rekomandohet të shmangni sa më shumë që të jetë e mundur yndyrnat trans dhe të kontrolloni etiketat e ushqimeve për vajra pjesërisht të hidrogjenizuara.

Ile Kuzmanoski, MD