Proteinat së bashku me karbohidratet dhe yndyrnat paraqesin një pjesë shumë të rëndesishme të një diete të shëndetshme dhe te ekuilibruar. Ato bëjnë pjesë ne treshen e makronutrientëve kryesorë që janë të nevojshëm per funksionimin e organizmit të njeriut, pra janë të nevojshme për procese të ndryshme metabolike. Ato gjenden kudo në trupin e njeriut – në muskuj, kocka, lëkurë, flokë dhe me një fjalë në çdo qelizë të organizmit. Ekzistojnë 10000 lloje të ndryshme të proteinave që na bëjnë ata qe jemi në aspekt strukturorlë – pra një organizëm I plotë njerëzor. Njesia themelore e proteinave ështe aminoaci. Organizmi mund ti krijojë vetë disa nga këto aminoacide dhe ato quhen aminoacide jo thelbësore, ndërsa të tjerët duhet t’i marrim përmes ushqimit dhe ky grup aminoacidesh quhet aminoacide esenciale.
Sasia e nevojshme ditore e proteinave per organizmin e njeriut?
Në varësi të nevojave themelore metabolike, sasia minimale e marrjes së proteinave është diku rreth 0.8 g proteina për kilogram të peshës trupore në ditë. Pra, nëse një person peshon 70 kilogramë, atëherë nevojiten 50gram proteina në ditë. Sidoqoftë, nevoja për marrjen e proteinave ndryshon në varësi të aktivitetit fizik dhe qëllimeve të fitnesit që keni. Nëse dëshironi të ndërtoni masë muskulore, atëherë do t’ju duhet të keni një konsumim më të lartë të proteinave. Gjithashtu e rëndësishme është se sa përqind e marrjes totale të kalorive duhet të vijë nga proteinat. Përqindja e rekomanduar është 10-35%. Cfare do te thote kjo? Për një person që merr 2000 kalori në ditë, 200-700 prej tyre duhet të jenë nga proteinat, që është e barabartë me 50-175gram për proteina në ditë.
Sa gram proteina përmbajnë ushqimet e ndryshme?
Shpesh pyesim veten se cilat ushqime përmbajnë një nivel më të lartë proteinash ose më saktë si duhet t’i marrim ato. Kjo varet nga preferencat personale dhe mënyra e të ushqyerit. Sasia më e madhe e proteinave gjendet në ushqimet me origjinë shtazore si mishi, peshku, vezët, qumështi dhe bulmeti. Nga ana tjetër, proteinat me bazë bimore mund të gjenden në fasule, thjerrëza, qiqra, djathë tofu, arra dhe sojë. Njerëzit që praktikojnë vegjetarianizmin ose kanë një dietë vegane marrin proteinat e tyre nga produktet bimore. Llojet e ndryshme të ushqimeve përmbajnë sasi të ndryshme proteinash në 100 gram. Si shembull, ne do ti paraqesim disa nga ushqimet më të përdorura.
| Proteinat nga produktet shtazore | Sasia e proteinnave (g) në 100g | |
| Mishi | Mishi i pulës Mishi i derrit mishi i viqit |
32.0 31.6 31.0 |
| Peshku | Tuna ne kanaqe Salmoni |
24.9 24.6 |
| Vezët | Vezë pule të ziera | 14.1 |
| Produktet e qumshtit | Qumësht Gjizë Kos grek |
3.4 9.4 5.7 |
| Proteinat me bazë bimore | Amount of protein (g) per 100g | |
| Thjerrëzat | Thjerrëzat e kuqe (të ziera) Qiqrat (në kanaqe) |
7.6 7.2 |
| Bishtajat | Tofu Fasuli (në kanaqe) |
8.1 6.9 |
| Drithërat | Orizi Buka prej dridherave Buka e bardhë |
10.9 7.9 7.9 4.8 |
| Bajamet | Bademi Arrat Lajthija |
21.1 14.7 14.1 |
Ile Kuzmanoski, MD





