Hekuri është një përbërës thelbësor i hemoglobinës, mioglobinës dhe gjithashtu është  kofaktor i disa enzimave, trajton aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit, stimulon formimin e qelizave në palcën eshtrore. Hekuri gjithashtu lehtëson problemet menstruale dhe rrit imunitetin.

Konsumimi më i madhë i hekurit rekomandohet për gratë në periudhën riprodhuese, për gratë shtatzëna dhe ato në laktacion, për personat mbi 55 vjeç, për alkoolistët, atletët dhe punonjësit fizikë, për njerëzit që humbin shumë gjak për arsye të ndryshme (p.sh. gjakderdhje të brendshme) dhe vegjetarianëve etj.

Simptomat në rast të mungesës janë: lodhje, nervozë, njolla të zbehta në lëkurë dhe thonj, zvogëlim i aftësisë për të mësuar dhe reduktim i kapacitetit mendor.
Simptomat në rast të helmimit janë: diarre me gjak, marramendje, dhimbje barku, të vjella me gjurmë gjaku, dobësi, kolaps, rrahje të dobëta dhe të shpejta të zemrës. Sasitë e tepërta të hekurit mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Burimet e hekurit janë: e verdha e vezës, peshku, mishi, thjerrëzat, drithërat, butakët, fasulet. Gjithashtu, kakaoja është mjaft e pasur me hekur, ashtu si edhe perimet me gjethe jeshile. Gjithashtu do të përmendim melin dhe susamin si burime veçanërisht të mira të hekurit.
Besohet se duke konsumuar vetëm 25 gram susam gjatë ditës, në organizëm plotësohen nevojat ditore për marrjen e hekurit. Susami është një dhuratë shëruese nga natyra, jo vetëm për shkak të sasisë së hekurit në përbërjen e tij, por edhe për shkak të sasisë së kalciumit. Ka deri në 7 herë më shumë kalcium në 100 g susam sesa në 100 ml qumësht. Efekti i dobishëm i susamit shihet edhe në aftësinë e tij për të detoksifikuar trupin dhe për të rregulluar metabolizmin.
Për shkak të përqindjes së lartë të hekurit në përbërjen e tij, meli konsiderohet si një përbërës natyral që përmirëson pamjen e gjakut. Në 100 gram meli ka 9 mg hekur. Meli përveç përmirësimit të nivelit të hekurit në gjak përdoret edhe për problemet kardiovaskulare, problemet me organet e tretjes dhe problemet me veshkat (sidomos te gratë shtatzëna).

Pergatitur nga:
Aleksandra Prenzova
Nutricioniste e diplomuar dhe teknologe nutricioniste
PHU ZEMRA