Një dietë e shëndetshme na ndihmon të qëndrojmë në formë, më të fokusuar dhe me më shumë energji gjatë gjithë ditës. Seksioni “Ushqimi dhe të ushqyerit e shëndetshëm” është një burim i lehtë për t’u kuptuar i krijuar për të ndihmuar të rinjtë të përmirësojnë zakonet e tyre të të ngrënit. Ai përmban artikuj informues për një sërë temash, duke përfshirë receta të shëndetshme, këshilla, informacione për mikronutrientët dhe makronutrientët. Ekipi ynë i mjekëve dhe nutricionistëve ju ofron informacion të besueshëm, por në një mënyrë të lehtë për t’u kuptuar, veçanërisht të përshtatshme për të rinjtë, të cilët tashmë mund të marrin vendime të pavarura dhe të bëjnë zgjedhje për ushqimin që konsumojnë. Ai gjithashtu përmban këshilla praktike që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni opsionet e ushqimit të shëndetshëm, të kontrolloni madhësinë e porcioneve, të përgatisni vakte të shëndetshme, etj. Duke përcjellë këtë informacion të rëndësishëm ne synojmë të inkurajojmë të rinjtë të marrin vendimet e duhura në lidhje me dietën dhe ushqimin e tyre. E gjithë kjo do të kontribuojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike në të ardhmen.Pavarësisht nëse jeni student, entuziast i fitnesit ose person i zënë biznesi, këtu do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për të bërë ndryshime pozitive në dietën tuaj për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Të gjithë vajrat përjetojnë ndryshime termike kur eksponohen në nxehtësi. Temperatura në të cilën vajrat shpërbëhen njihet si pika e shkrirjes. Kur pika e shkrirjes është më e ulët, vaji është më i dëmshëm. Kur ushqimi skuqet ose gatuhet në një temperaturë prej 180 gradë Celsius, struktura e saj molekulare fillon të ndryshojë dhe fillon procesi i oksidimit që çon në formimin e produkteve degraduese si aldehidet dhe peroksidaza lipidike.
Konsumimi dhe thithja e këtyre produkteve edhe në sasi të vogla shton rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Sa herë që keni mundësi të zgjidhni midis yndyrave të pangopura dhe shtazore për të gatuar, zgjidhni gjithmonë yndyrna shtazore. Zgjidhni vajra që janë të pasur me yndyrna të pangopura dhe me temperatura te larta të shkrirjes siq janë yndyra, gjalpi, vaji i ullirit dhe vaji nga farat e rrushit ose vaji i kokosit. Vaji i farave të lulediellit dhe vaji i misrit, kanë sasi me të lartë të yndyrnave poli-të pangopura, prodhojnë nivele më të larta aldehidesh dhe kanë një pikë shkrirjeje të ulët.
Këshilla me e dobishme do të ishte të reduktoni skuqjen, veçanërisht duke përdorur temperatura të larta në mënyrë eksplicite. Nëse duhet të skuqni ushqimin, të paktën zvogëloni sasinë e vajit. Pasi të keni fërguar ushqimin, përpiquni të ulni sa më shumë nivelin e vajit duke e kulluar në letër. Formimi i aldehideve mund të reduktohet duke përdorur vajra të pasura me acide yndyrore të pangopura ose të ngopura, të cilat janë gjithashtu të ulëta në acide yndyrore poli-të pangopura.
Qendra jonë “SRCE” ka në dispozicion një ekip profesional mjekësh, specialistësh dhe nutricionistësh që mund t’i përdorni për të kërkuar këshilla në lidhje me të ushqyerit duke përfshirë dhe plane individuale të të ushqyerit.
Vitamina A është një vitaminë esenciale e cila njëashtu është e domosdoshme për zhvillimin dhe funksionimin normal të organizmit. Ka rrol shumë te rendesishëm në shumimin e qelizave dhe riparimin e tyre, vizionin, funksionin imunitar dhe riprodhimin.
Gjithashtu ndihmon zemrën, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera të funksionojnë siç duhet.
Mungesa e vitaminës A shfaqet rrallë, nëse ndodh, mund të shkaktojë probleme me shikimin, duke përfshirë verbërinë e natës.
Llojet
Vitamina A shfaqet në forma të ndryshme. Në listën e më poshtme do ti cekim disa detaje të rëndësishme.
Vitamina A e paraformuar gjendet në mish, peshk dhe prodhimet e qumështit.
Provitamina A është e pranishme në fruta, perime dhe produkte të tjera me bazë bimore.
Retinoli është forma kryesore aktive e vitaminës A në gjak. Retinil palmitati është forma ne te cilën ruhet vitamina A.
Beta-karoteni është një provitamin, ose një pararendës i vitaminës A që gjendet në bimë – veçanërisht frutat dhe perimet me ngjyrë të errët dhe frutat me vaj.
Përfitimet
Vitamina A kontribuon në funksione të ndryshme trupore dhe ndihmon në parandalimin e disa problemeve duke përfshirë:
verbërinë e natës
infeksionet, veçanërisht në fyt, gjoks dhe bark
hiperkeratozën folikulare, e cila manifestohet me lëkurë të thatë dhe me gunga
çështjet e fertilitetit
rritjen e vonuar tek fëmijët
Burimet ushqimore
Forma e vitaminës A nvaret nga burimi ushqimorë.
Për shembull, retinoli i gatshëm – i cili paraqet formën aktive të vitaminës A – vjen vetëm nga burimet shtazore.
Burimet më të pasura me retinol janë:
mishi nga organet, si mëlçia
peshku i yndyrshëm, si tuna dhe harenga
qumështi dhe djathi
vezët
Ushqimet me bazë bimore përmbajnë karotenoidë, e cila ështe forma me efekt me te madh antioksidues nga te gjitha format e tjera të vitaminës A. Trupi ynë i karotenoidet I konverton në retinol sipas nevojës. Karotenoidi gjithashtu është një pigment me ngjurë portokalli që kontribuon në ngjyrën e disa frutave dhe perimeve.
Burimet e frutave dhe perimeve që janë të pasura me karotenoidë janë shpesh me ngjyrë te portokallt. Ato përfshijnë:
kungujt
karrotat
patatet e embela
specat e kuq
Ushqimet bimore që janë të pasura me beta-karoten përfshijnë perime me gjethe jeshile të errët, të tilla si:
brokoli
spinaqi
Rekomandimi për konsumim
Rekomandimet per konsumimin e vitaminës A ndryshojnë sipas moshës. Vlenë te ceket se grate gjat shtatzanisë dhe gjidhenies kane nevojë per doza me te larta te vitamines A.
Vitamina A është e disponueshme në disa forma, përmbajtja e sajë në ushqime shpesh matet si ekuivalenca e aktivitetit të retinolit (EAR).
Vitamina C, e njohur gjithashtu edhe si acidi L-askorbik, është një vitaminë e tretshme në ujë dhe cila është e pranishme në disa ushqime siq janë frutatdhe perimet, ajo gjithashtu është e disponueshme edhe ne forma farmaceutike si suplement dietikë. Njerëzit, ndryshe nga shumica e kafshëve, nuk janë në gjendje të sintetizojnë vitaminën C në mënyrë endogjene, kështu që është një komponent i rëndësishëm dietik.
Burimet e vitaminës C Frutat dhe perimet janë burimet më të mira të vitaminës C. Agrumet, domatet dhe lëngu i tyre dhe patatet janë kontribuuesit kryesorë të vitaminës C në dietën tonë. Burime të tjera begatshme ushqimore përfshijnë specat e kuq dhe jeshil, kivi, brokoli, luleshtrydhet, lakrat e brukselit etj. Përmbajtja e vitaminës C në ushqim mund të reduktohet nga ruajtja e zgjatur dhe nga zierja, sepse acidi askorbik është i tretshëm në ujë dhe shkatërrohet nga nxehtësia. Për fat të mirë, shumica e burimeve më të mira ushqimore të vitaminës C, siq janë frutat dhe perimet, zakonisht konsumohen të papërpunuara. Konsumimi i pesë porcioneve të ndryshme të frutave dhe perimeve në ditë mund të sigurojë më shumë se 200 mg vitaminë C.
Trupi ka nevojë për vitaminë C për kryerjen e funksioneve të ndryshme. Ja disa prej tyre:
Ndihmon trupin të prodhojë kolagjen, L-carnitine dhe neurotransmiterë.
Si një antioksidant, ndihmon në largimin e substancave të padëshiruara të njohura si specie oksiduese reaktive (ROS) nga trupi.
Ndihmon trupin të përthithë hekurin.
Rrit sistemin imunitar.
Përmirëson shërimin e plagëve.
ROS janë substanca toksike, si radikalet e lira që vijnë nga proceset natyrore trupore, ekspozimi ndaj ndotjes dhe faktorë të tjerë. Këto produkte çojnë deri në stres oksidativ qelizorë, i cili, nga ana tjetër, mund të shkaktojë dëmtim të qelizave.
Aktiviteti antioksidant i vitaminës C mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe disa lloje të kancerit.
Shenjat dhe simptomat në rast të mungesës së vitaminës C Nivelet e ulëta të vitaminës C në trup mund të shkaktojnë skorbutin. Simptomat e skorbutit përfshijnë nyjet e fryra, mishrat e gjakderdhur dhe dhëmbët e lirshëm, anemi, lodhje, mavijosje të lehtë dhe lëkurë të ashpër dhe me gunga. Është e rëndësishme që skorbuti të trajtohet. Skorbuti trajtohet lehtësisht duke shtuar pak vitaminë C në dietën tuaj nëpërmjet frutave dhe perimeve të freskëta. Një mjek i përgjithshëm mund të rekomandojë gjithashtu marrjen e suplementeve të vitaminës C (të quajtur edhe acid askorbik) derisa të ndiheni më mirë. Shumica e njerëzve të trajtuar për skorbutin ndihen më mirë brenda 48 orëve dhe shërohen plotësisht brenda 2 javësh.