16-03-2023 | Vitaminat dhe Suplementet
Vitamina A është një vitaminë esenciale e cila njëashtu është e domosdoshme për zhvillimin dhe funksionimin normal të organizmit. Ka rrol shumë te rendesishëm në shumimin e qelizave dhe riparimin e tyre, vizionin, funksionin imunitar dhe riprodhimin.
Gjithashtu ndihmon zemrën, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera të funksionojnë siç duhet.
Mungesa e vitaminës A shfaqet rrallë, nëse ndodh, mund të shkaktojë probleme me shikimin, duke përfshirë verbërinë e natës.
Llojet
Vitamina A shfaqet në forma të ndryshme. Në listën e më poshtme do ti cekim disa detaje të rëndësishme.
- Vitamina A e paraformuar gjendet në mish, peshk dhe prodhimet e qumështit.
- Provitamina A është e pranishme në fruta, perime dhe produkte të tjera me bazë bimore.
- Retinoli është forma kryesore aktive e vitaminës A në gjak. Retinil palmitati është forma ne te cilën ruhet vitamina A.
- Beta-karoteni është një provitamin, ose një pararendës i vitaminës A që gjendet në bimë – veçanërisht frutat dhe perimet me ngjyrë të errët dhe frutat me vaj.
Përfitimet
Vitamina A kontribuon në funksione të ndryshme trupore dhe ndihmon në parandalimin e disa problemeve duke përfshirë:
- verbërinë e natës
- infeksionet, veçanërisht në fyt, gjoks dhe bark
- hiperkeratozën folikulare, e cila manifestohet me lëkurë të thatë dhe me gunga
- çështjet e fertilitetit
- rritjen e vonuar tek fëmijët
Burimet ushqimore
Forma e vitaminës A nvaret nga burimi ushqimorë.
Për shembull, retinoli i gatshëm – i cili paraqet formën aktive të vitaminës A – vjen vetëm nga burimet shtazore.
Burimet më të pasura me retinol janë:
- mishi nga organet, si mëlçia
- peshku i yndyrshëm, si tuna dhe harenga
- qumështi dhe djathi
- vezët
Ushqimet me bazë bimore përmbajnë karotenoidë, e cila ështe forma me efekt me te madh antioksidues nga te gjitha format e tjera të vitaminës A. Trupi ynë i karotenoidet I konverton në retinol sipas nevojës. Karotenoidi gjithashtu është një pigment me ngjurë portokalli që kontribuon në ngjyrën e disa frutave dhe perimeve.
Burimet e frutave dhe perimeve që janë të pasura me karotenoidë janë shpesh me ngjyrë te portokallt. Ato përfshijnë:
- kungujt
- karrotat
- patatet e embela
- specat e kuq
Ushqimet bimore që janë të pasura me beta-karoten përfshijnë perime me gjethe jeshile të errët, të tilla si:
Rekomandimi për konsumim
Rekomandimet per konsumimin e vitaminës A ndryshojnë sipas moshës. Vlenë te ceket se grate gjat shtatzanisë dhe gjidhenies kane nevojë per doza me te larta te vitamines A.
Vitamina A është e disponueshme në disa forma, përmbajtja e sajë në ushqime shpesh matet si ekuivalenca e aktivitetit të retinolit (EAR).
Një EAR është e barabartë me:
- 1 mikrogram (mcg) retinol
- 12 mcg beta-karoten nga ushqimi
- 2 mcg beta-karoten nga suplementet
- 3.33 njësi ndërkombëtare të vitaminës A
Aleksandra Georgieva, MD
16-03-2023 | Vitaminat dhe Suplementet
Vitamina C, e njohur gjithashtu edhe si acidi L-askorbik, është një vitaminë e tretshme në ujë dhe cila është e pranishme në disa ushqime siq janë frutatdhe perimet, ajo gjithashtu është e disponueshme edhe ne forma farmaceutike si suplement dietikë. Njerëzit, ndryshe nga shumica e kafshëve, nuk janë në gjendje të sintetizojnë vitaminën C në mënyrë endogjene, kështu që është një komponent i rëndësishëm dietik.
Burimet e vitaminës C
Frutat dhe perimet janë burimet më të mira të vitaminës C. Agrumet, domatet dhe lëngu i tyre dhe patatet janë kontribuuesit kryesorë të vitaminës C në dietën tonë. Burime të tjera begatshme ushqimore përfshijnë specat e kuq dhe jeshil, kivi, brokoli, luleshtrydhet, lakrat e brukselit etj. Përmbajtja e vitaminës C në ushqim mund të reduktohet nga ruajtja e zgjatur dhe nga zierja, sepse acidi askorbik është i tretshëm në ujë dhe shkatërrohet nga nxehtësia. Për fat të mirë, shumica e burimeve më të mira ushqimore të vitaminës C, siq janë frutat dhe perimet, zakonisht konsumohen të papërpunuara. Konsumimi i pesë porcioneve të ndryshme të frutave dhe perimeve në ditë mund të sigurojë më shumë se 200 mg vitaminë C.
Trupi ka nevojë për vitaminë C për kryerjen e funksioneve të ndryshme. Ja disa prej tyre:
- Ndihmon trupin të prodhojë kolagjen, L-carnitine dhe neurotransmiterë.
- Si një antioksidant, ndihmon në largimin e substancave të padëshiruara të njohura si specie oksiduese reaktive (ROS) nga trupi.
- Ndihmon trupin të përthithë hekurin.
- Rrit sistemin imunitar.
- Përmirëson shërimin e plagëve.
ROS janë substanca toksike, si radikalet e lira që vijnë nga proceset natyrore trupore, ekspozimi ndaj ndotjes dhe faktorë të tjerë. Këto produkte çojnë deri në stres oksidativ qelizorë, i cili, nga ana tjetër, mund të shkaktojë dëmtim të qelizave.
Aktiviteti antioksidant i vitaminës C mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe disa lloje të kancerit.
Shenjat dhe simptomat në rast të mungesës së vitaminës C
Nivelet e ulëta të vitaminës C në trup mund të shkaktojnë skorbutin. Simptomat e skorbutit përfshijnë nyjet e fryra, mishrat e gjakderdhur dhe dhëmbët e lirshëm, anemi, lodhje, mavijosje të lehtë dhe lëkurë të ashpër dhe me gunga. Është e rëndësishme që skorbuti të trajtohet. Skorbuti trajtohet lehtësisht duke shtuar pak vitaminë C në dietën tuaj nëpërmjet frutave dhe perimeve të freskëta. Një mjek i përgjithshëm mund të rekomandojë gjithashtu marrjen e suplementeve të vitaminës C (të quajtur edhe acid askorbik) derisa të ndiheni më mirë. Shumica e njerëzve të trajtuar për skorbutin ndihen më mirë brenda 48 orëve dhe shërohen plotësisht brenda 2 javësh.
Aleksandra Georgieva, MD
16-03-2023 | Vitaminat dhe Suplementet
Vitamina B12 është një burim i rëndësishëm i energjisë për organizmin e njeriut. Vitamina B12 mbron
trupin nga tumoret, veçanërisht nga forma që vijnë si pasojë e pirjes së duhanit. Vitamina B12 gjithashtu
mbron trupin nga toksinat dhe alergjenët e ndryshëm. Merr pjesë në ndërtimin e kreatinës, adrenalinës,
bazave azotike, acideve nukleike, proteinave dhe substancave të tjera biologjikisht aktive. Me ndihmën e
përbërësve proteinikë të lëngut të stomakut, vitamina B12 apsorbohet nga zorra e hollë.
Ushqimet e pasura me vitaminë B12
Vitamina B12 nuk sintetizohet nga bimët apo kafshët. Vitamina B12 sintetizohet vetëm nga disa
bakterie. Për njerëzit, burimi kryesor i vitaminës B12 janë produktet me origjinë shtazore: mëlçia,
veshkat, zemra, muskujt, viçi dhe derri. Vitamina B12 grumbullohet në këto pjesë të trupit, e cila
prodhohet nga bakteriet. Një tjetër burim i mirë i vitaminës B12 janë peshku dhe vezët.
Sasia e rekomanduar ditore
Në qoftë se ka indikacionë mjekësorë, sasia e konsumimit duhet të jetë më e lartë (në këtë rast,
përdorimi i kësaj vitamine duhet të jetë nën mbikëqyrjen mjekësore), tek të rriturit rekomandohet një
dozë prej 5-50 mikrogramë në ditë.
Mungesa e vitaminës B12
Dihet se mungesa e vitaminës B12 në trup shkakton çrregullime nervore. Për shkak të mungesës së kësaj
vitamine, mund të shfaqet anemia megaloblastike. E cila shkaktohet nga një deficit sekondar i folateve.
Ka prova që një pjesë e madhe e popullsisë mund të vuajnë nga mungesa e vitaminës B12, edhe pse
simptomat karakteristike nuk janë te manifestuara (siç është anemia).
Aleksandra Georgieva, MD
16-03-2023 | Vitaminat dhe Suplementet
Vitamina B6 (e njohur edhe si piridoksinë) është një vitaminë hidrosolubile apo e tretëshme në ujë. Kjo do të thotë se trupi ynë nuk mund ta depozitojë atë për një kohë të gjatë dhe për këtë arsye duhet të konsumohet vazhdimisht, kryesisht nëpërmjet ushqimit.
Ushqimet e pasura me vitaminë B6
Vitamina B6 gjendet në fara, drithëra, grurë, miell, misër, majanë të birrës, mëlçi, veshkë, mish dhe në sasi të vogla në qumësht, vezë dhe perime me gjethe jeshile. Mikroorganizmat në zorrët e njeriut sintetizojnë 0,5-0,7 miligramë vitaminë B6 në ditë. Sasi të mëdha të vitaminës B6 gjenden në mëlçi, më pak në muskuj, veshka, tru dhe inde të tjera. Ruajtja e ushqimit në kanaçe, pjekja ose zierja e mishit dhe alkooli qojnë deri tek shkatërrimi i kësaj vitamine.
Konsumimi ditorë i vitaminës B6
Nevojat ditore për vitaminën B6 për një të rritur janë 1-2 mg, sasi më të mëdha mund të shkaktojnë dëmtim të sistemit nervorë dhe toksicitet. Dozat medicinale të vitaminave, të cilat mund të shkojnë deri në 400 miligramë në ditë, përdoren në trajtimin e neuropatisë, anemisë dhe PMS të shkaktuar nga izoniazidi. Megjithatë, ato duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze në konsultim me një mjek apo specialist.

Simptomat në rast të mungesës së vitaminës B6
Mungesa e vitaminës B6 mund të shkaktojë anemi, çrregullime të sistemit nervor dhe probleme të ndryshme të lëkurës. Kjo vitaminë është veçanërisht e rëndësishme për gratë gjatë shtatzënisë, dhe gjithashtu vepron si qetësues nga dhimbjet para menstruacioneve. Megjithatë, rrol kryesorë paraqet në mirmbajtjen e sistemit imunitarë. Mungesa e vitaminës B6 shkakton ndryshime në funksionin e sistemit nervor.
Aleksandra Georgieva, MD