Mesatarisht, ne kalojmë rreth një të tretën e jetës sonë ne gjumë. Gjumi paraqet një nga aktivitetet e preferuara të disa njerëzve, gjumi është një nga pjesët thelbësore të jetës njerëzore që ndihmon në ruajtjen, rikuperimin, madje edhe zgjatjen e jetës sonë. Çrregullimet e gjumit kanë pasoja shkatërruese në trupin e njeriut, vetëm një natë pa gjum mund të shkaktojë simptoma dhe të “huazojë lumturinë” e së nesërmes. Zakonisht mendojmë se organi më i prekur nga mungesa e gjumit është truri i njeriut. Edhe pse ka shumë të vërteta në këtë deklaratë duke pasë parasysh që gjumi lejon funksionet e trurit të “rifreskohen” dhe të rikuperohen gjatë natës -nuk duhet mohuar se çdo organ dhe çdo sistem i organneve preket nga pagjumsia. Prej “pastrimit” të hipokampusit që freskon aftësinë tonë për t’u përqendruar dhe mundeson krijimin e  kujtimeve të reja afatshkurtra, gjumi mbështet sistemin imunitar, metabolizmin, madje edhe shëndetin e lëkurës. E keni parë sesi duken rrathët e zinj pas një nate pa gjumë? Hulumtimet tregojnë se individët që flenë më pak se sasia e rekomanduar, pas një periudhe të shkurtër, shfaqin shenja të imunosupresionit jospecifik (ulje të sistemit imunitar), gjë që redukton aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Për shkak të reduktimit të pjesëve të caktuara të sistemit imunitar, rritet edhe rreziku i llojeve të caktuara të kancerit. Për shkak të kësaj, gjumi i parregullt dhe i pamjaftueshëm klasifikohet si kancerogjen i tipit 2B sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Nevoja për gjumë dhe kohëzgjatja e gjumit varen nga mosha e personit. Studimet tregojnë se ritmi ynë cirkadian (24-orësh) ndryshon gjatë gjithë jetës, kështu që të porsalindurit kanë nevojë për rreth 22 orë gjumë nga gjithsej 24. Kjo paraqet ngjashmërinë që kanë të porsalindurit tanë me disa lloje kafshësh në mbretërinë e kafshëve. Adoleshentët zakonisht kanë nevojë për 8 deri në 10 orë gjumë në natë, ndërsa të rriturve u duhen 7 deri në 9 orë në natë për funksionim optimal, ndërsa të rriturit kanë nevojë për 7-8 orë gjumë. Është domethënëse të përmendet se adoleshentët kanë një ritëm cirkardian pak më ndryshe nga ai i të rriturve ,tek adoleshentët ritmi i gjumit ështe i zhvendosur  dy orë më vonë nga ai i të rriturve. Pikërisht për këtë arsye të rriturit zakonisht ndiejnë nevojën për të fjetur rreth orës 22:00, ndërsa adoleshentët kanë të njëjtën nevojë rreth mesnatës. Pra, nuk është çudi që adoleshentët preferojnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë. Si rezultat, koha e zgjimit natyral të adoleshentëve shtyhet me dy orë, që do të thotë se në vend të orës 6 të mëngjesit, adoleshentët duan të flenë deri më vonë, të paktën deri në orën 8 të mëngjesit. Sigurisht, ka dallime individuale në këtë rutinë. Cikli i gjumit, duke përfshirë kohën e gjumit dhe kohën e zgjimit, është i rëndësishëm në numrin e cikleve NREM (jo-REM) dhe REM (REM). Këto dy cikle shpjegohen në një hyrje të veçantë në këtë kapitull.

Goran Stevanovski MD, MA