Kjo me të vertet paraqet një pyetje qesharake. Të gjithë flemë. Të gjitha qeniet e gjalla në këtë planet kanë një lloj ritmi të gjumit te cilin ne e quajmë ritëm cirkadian (sir-KAY-dee-un). Prandaj, si flejmë ne nuk është një mister. Ne shkojmë në shtrat dhe na mer gjumi, duke shpresuarë që të ndjehemi të freskët në mëngjes. Ritmi cirkadian është një orë e brendshme e trupit tonë që lejon proceset të ndodhin në kohë te caktuar organike. Secili sistem organik ndjek ritmin e tij cirkadian dhe kjo është mënyra se si trupi ynë di si të funksionojë si duhet duke iu përshtatur nevojave të veta. Imagjinojeni sikur te ketë një orë mekanike në trurin tonë që është gjithmonë në prapaskenë. E njohur edhe si ritëm ditor. Fjala cirkadian vjen nga fraza latine “circa diem”, që do të thotë “rreth një dite”, dhe nenkupton ciklin 24-orësh. Forma më e dukshme e ritmit cirkadian është cikli i gjumit-zgjimit, përmes të cilit gjumi ynë rregullohet me ndihmën e një seri procesesh që ndodhin në trurin tonë që janë te lidhura ngushtë me prodhimin e melatoninës.
Keni dëgjuar ndonjëherë për melatoninën? Është një ilaç shumë i popullarizuar për gjumin që njerëzit e përdorin për të fjetur natën. Ajo prodhohet natyrshëm në gjëndrën pineale të trurit tonë dhe është e rregulluar me precizitet te lartë. Prandaj përdorimi i melatoninës sintetike pa recetë mjekësore të qartë mund të qojë drejtë çrregullimit të ciklit tonë cirkardian dhe të rezultojë në thellimin e ndonjë problemi të gjumit. Prandaj, merrni melatoninën vetëm sipas përshkrimit nga mjeku juaj.
Ritmi cirkadian shpjegon pse ne flemë, por jo edhe se si flemë. Ritmi cirkadian varet nga rrezet e diellit, orët pa gjumë dhe koha e ditës dhe nivelet e larta të adenozinës dhe melatoninës në trurin tonë. Nivelet e adenozines dhe melatonines kane aftësinë të lidhen me pjesë të veçanta të trurit të njohur si receptorë që si rezultat na bëjnë të përgjumur. Sa përgjumë jemi ne varet nga faktorët e lartpërmendur dhe kur vendosim ti mbyllim sytë, gjumi na zbret – dhe ne (ose më mirë truri ynë) fillojmë të hyjmë nëpër faza të veçanta. Në fillim, ne hyjmë në fazën e gjumit të cekët ose në fazën e parë NREM (jo-REM) të gjumit. REM nënkupton lëvizjen e shpejtë të syve, e cila ndodh në fazat e mëvonshme. Kjo fazë e parë NREM lejon trupin tonë të relaksohet dhe të fillojë të pushojë. Pas një kohe të caktuar,e cila varet nga faktorë të shumtë – ne hyjmë në fazën tonë të parë REM (Lëvizja e Shpejtë e Syve). Fazat REM janë shumë të rëndësishme për trurin tonë dhe lejojnë që memoria jonë e afatshkurtër të kthehet në ate afatgjate ose të fshihet nga hipokampi ynë (pjesa e trurit përgjegjëse për kujtesën dhe përqendrimin) dhe na ndihmojnë të përqendrohemi kur jemi zgjuar. Aspekti magjepsës i fazës REM është fakti që ne i shohim ëndrrat më të qarta gjatë kësaj kohe të natës dhe për të parandaluar trupin tonë që të rikthejë këto ëndrra, truri ynë i mban trupat tanë të paralizuar. Në këtë fazë, sytë tanë të mbyllur dhe lëvizin me shpejtësi nga njëra anë në tjetrën – qe paraqet edhe arsyen pse kjo fazë e gjumit mori emrin e tille. Sa më shumë flemë, aq më shumë faza kalojmë NREM dhe REM, kalimi per herë të dytë dhe të tretë nëper faza paraqet gjumin e thelle i cili eshte gjumi qe ka me shume benefite per shendetin tone. Pa fazat REM sistemi ynë imunitar, hormonet, lëkura, kujtesa, fokusi dhe mirëqenia e përgjithshme do të qrregulloheshin plotësisht. Në raste të rralla, sidomos tek adoleshentët dhe fëmijët – mekanizmi me të cilin truri i mban trupat tanë të paralizuar gjatë fazës REM dështon – dhe në ato raste, ne kemi një gjendje e cila njihet si ecja në gjumë. Kjo gjendje zakonisht zgjidhet pas adoleshencës. Nëse ju ndodh që të zgjoheni në mes të një faze REM – zakonisht zgjoheni të lodhur dhe të irrituar. Pa qenë në gjendje të parashikoni fazën, sygjerohet që grupmosha e te rriturve të bejë 7-9 orë gjumë dhe ajo e adoleshentëve 8-9 orë. Orarë i tillë mundësonë qe truri ynë të lëvizë midis të paktën tre fazave REM gjatë tërë gjumit. Në pika të shkurtra ky eshte procesi i gjumit tonë dhe arsyeja se pse procesi i gjumit ndryshon jetën dhe mbështet jetën e të gjitha qenieve njerëzore në planetin tonë.
Goran Stevanovski MD, MA





