Rreth nesh

Shëndeti i perbashket

Projekti “Shëndeti i perbashket” është një projekt i financuar nga Erasmus+, i zhvilluar nga Shoqata e Mjekëve Rezidentë- SHMR. Ideja e projektit buron nga nevoja objektive për përmirësimin e praktikave dhe zakoneve të përgjithshme shëndetësore tek të rinjtë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Rritja e shkallës së obezitetit, veçanërisht në popullatën e re, dhe incidenca e eventeve kardiovaskulare që haset tek popullata e moshuar, bëjnë që promovimi i mirëqenies dhe rritja e arsimimit shëndetësor në mesin e maqedonasve në të gjithë bordin të jetë një nga prioritetet dhe urgjencat kryesore e sistemit të kujdesit shëndetësor.

Ideja e përgjithshme e projektit “Shëndeti i perbashket” (SHP) është të shqyrtojë situatën në lidhje me tre aspekte të mirëqenies – të ushqyerit, gjumin dhe aktivitetin fizik, tek të rinjtë në vendin tonë.

Më konkretisht, qëllimet përfundimtare të SHP janë:

  • Promovimi i njohurive rreth rëndësisë së mirëqenies shendetësore tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut.
  • Të ndikojmë ne zbatimin dhe miratimin e politikave publike që pëfshijnë krijimin e rregulloreve të cilat mundesojnë zgjedhje të shëndetshme të jetesës mes nxënësve të shkollave të mesme dhe të rinjve.
  • Akses i shpejtë dhe adekuat i informatave rreth menyrës së te ushqyerit tek të rinjët me intolerancë ushqimore duke i ofruar planprograme dhe trajnime se si të planifikojnë vakte të lehta dhe të përballueshme për gjendjen e tyre shëndetësore.
  • Disponueshmëria e recetave të shëndetshme që janë kreative dhe të lehta për t’u përgatitur.
  • Disponueshmëria e videove me udhëzime për stërvitje në kushte shtëpiake, të cilat janë të thjeshta për t’u realizuar dhe nuk kërkojnë pajisje ose njohuri paraprake.