Vitamina A është një vitaminë esenciale e cila njëashtu është e domosdoshme për zhvillimin dhe funksionimin normal të organizmit. Ka rrol shumë te rendesishëm në shumimin e qelizave dhe riparimin e tyre, vizionin, funksionin imunitar dhe riprodhimin.
Gjithashtu ndihmon zemrën, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera të funksionojnë siç duhet.
Mungesa e vitaminës A shfaqet rrallë, nëse ndodh, mund të shkaktojë probleme me shikimin, duke përfshirë verbërinë e natës.
Llojet
Vitamina A shfaqet në forma të ndryshme. Në listën e më poshtme do ti cekim disa detaje të rëndësishme.
- Vitamina A e paraformuar gjendet në mish, peshk dhe prodhimet e qumështit.
- Provitamina A është e pranishme në fruta, perime dhe produkte të tjera me bazë bimore.
- Retinoli është forma kryesore aktive e vitaminës A në gjak. Retinil palmitati është forma ne te cilën ruhet vitamina A.
- Beta-karoteni është një provitamin, ose një pararendës i vitaminës A që gjendet në bimë – veçanërisht frutat dhe perimet me ngjyrë të errët dhe frutat me vaj.
Përfitimet
Vitamina A kontribuon në funksione të ndryshme trupore dhe ndihmon në parandalimin e disa problemeve duke përfshirë:
- verbërinë e natës
- infeksionet, veçanërisht në fyt, gjoks dhe bark
- hiperkeratozën folikulare, e cila manifestohet me lëkurë të thatë dhe me gunga
- çështjet e fertilitetit
- rritjen e vonuar tek fëmijët
Burimet ushqimore
Forma e vitaminës A nvaret nga burimi ushqimorë.
Për shembull, retinoli i gatshëm – i cili paraqet formën aktive të vitaminës A – vjen vetëm nga burimet shtazore.
Burimet më të pasura me retinol janë:
- mishi nga organet, si mëlçia
- peshku i yndyrshëm, si tuna dhe harenga
- qumështi dhe djathi
- vezët
Ushqimet me bazë bimore përmbajnë karotenoidë, e cila ështe forma me efekt me te madh antioksidues nga te gjitha format e tjera të vitaminës A. Trupi ynë i karotenoidet I konverton në retinol sipas nevojës. Karotenoidi gjithashtu është një pigment me ngjurë portokalli që kontribuon në ngjyrën e disa frutave dhe perimeve.
Burimet e frutave dhe perimeve që janë të pasura me karotenoidë janë shpesh me ngjyrë te portokallt. Ato përfshijnë:
- kungujt
- karrotat
- patatet e embela
- specat e kuq
Ushqimet bimore që janë të pasura me beta-karoten përfshijnë perime me gjethe jeshile të errët, të tilla si:
- brokoli
- spinaqi
Rekomandimi për konsumim
Rekomandimet per konsumimin e vitaminës A ndryshojnë sipas moshës. Vlenë te ceket se grate gjat shtatzanisë dhe gjidhenies kane nevojë per doza me te larta te vitamines A.
Vitamina A është e disponueshme në disa forma, përmbajtja e sajë në ushqime shpesh matet si ekuivalenca e aktivitetit të retinolit (EAR).
Një EAR është e barabartë me:
- 1 mikrogram (mcg) retinol
- 12 mcg beta-karoten nga ushqimi
- 2 mcg beta-karoten nga suplementet
- 3.33 njësi ndërkombëtare të vitaminës A
Aleksandra Georgieva, MD