Vitamina C, e njohur gjithashtu edhe si acidi L-askorbik, është një vitaminë e tretshme në ujë dhe cila është e pranishme në disa ushqime siq janë frutatdhe perimet, ajo gjithashtu është e disponueshme edhe ne forma farmaceutike si suplement dietikë. Njerëzit, ndryshe nga shumica e kafshëve, nuk janë në gjendje të sintetizojnë vitaminën C në mënyrë endogjene, kështu që është një komponent i rëndësishëm dietik.

Burimet e vitaminës C
Frutat dhe perimet janë burimet më të mira të vitaminës C. Agrumet, domatet dhe lëngu i tyre dhe patatet janë kontribuuesit kryesorë të vitaminës C në dietën tonë. Burime të tjera begatshme ushqimore përfshijnë specat e kuq dhe jeshil, kivi, brokoli, luleshtrydhet, lakrat e brukselit etj. Përmbajtja e vitaminës C në ushqim mund të reduktohet nga ruajtja e zgjatur dhe nga zierja, sepse acidi askorbik është i tretshëm në ujë dhe shkatërrohet nga nxehtësia. Për fat të mirë, shumica e burimeve më të mira ushqimore të vitaminës C, siq janë frutat dhe perimet, zakonisht konsumohen të papërpunuara. Konsumimi i pesë porcioneve të ndryshme të frutave dhe perimeve në ditë mund të sigurojë më shumë se 200 mg vitaminë C.

Trupi ka nevojë për vitaminë C për kryerjen e funksioneve të ndryshme. Ja disa prej tyre:

  • Ndihmon trupin të prodhojë kolagjen, L-carnitine dhe neurotransmiterë.
  • Si një antioksidant, ndihmon në largimin e substancave të padëshiruara të njohura si specie oksiduese reaktive (ROS) nga trupi.
  • Ndihmon trupin të përthithë hekurin.
  • Rrit sistemin imunitar.
  • Përmirëson shërimin e plagëve.

ROS janë substanca toksike, si radikalet e lira që vijnë nga proceset natyrore trupore, ekspozimi ndaj ndotjes dhe faktorë të tjerë. Këto produkte çojnë deri në stres oksidativ qelizorë, i cili, nga ana tjetër, mund të shkaktojë dëmtim të qelizave.

Aktiviteti antioksidant i vitaminës C mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe disa lloje të kancerit.

Shenjat dhe simptomat në rast të mungesës së vitaminës C
Nivelet e ulëta të vitaminës C në trup mund të shkaktojnë skorbutin. Simptomat e skorbutit përfshijnë nyjet e fryra, mishrat e gjakderdhur dhe dhëmbët e lirshëm, anemi, lodhje, mavijosje të lehtë dhe lëkurë të ashpër dhe me gunga. Është e rëndësishme që skorbuti të trajtohet. Skorbuti trajtohet lehtësisht duke shtuar pak vitaminë C në dietën tuaj nëpërmjet frutave dhe perimeve të freskëta. Një mjek i përgjithshëm mund të rekomandojë gjithashtu marrjen e suplementeve të vitaminës C (të quajtur edhe acid askorbik) derisa të ndiheni më mirë. Shumica e njerëzve të trajtuar për skorbutin ndihen më mirë brenda 48 orëve dhe shërohen plotësisht brenda 2 javësh.

Aleksandra Georgieva, MD